KryesoreLajme

Margilaj në Fier: Premtime të ricikluara nga PD për një rini që po largohet çdo ditë më shumë

Juristja, Anamaria Margilaj, e pranishme në takimin që PD-ASHM zhvilloi ditën e sotme në Fier theksoi se për qytetarët shqiptarë 11 maji është një ditë vendimtare për të vendosur për të ardhmen e vendit.

Margilaj tha se PD edhe kur ka qeverisur e ka treguar me vepra konkrete që i ka mbajtur premtimet, dhe këto gjithmonë ja kanë ndryshuar jetën qytetarëve të vendit.
Deklarata e plotë:

“Jam këtu para jush sot, me një emocion të fortë dhe me një ndryshim të palëkundur që mund ta sjellim bashkë . Nuk e kam zgjidhur PD thjesht si trashëgimi familjare por thjesht besoj në potencialin e saj. Për të sjellë ndryshimin e nevojshëm për këtë vend. Besoj fuqimisht se vetëm PD ka një projekt për të rinjtë, në këto kohë të pasigurisë dhe të trishtimit. Shpesh ndjehemi të humbur si qytetarë, si individë dhe si të rinj. Por unë besoj se ka një mundësi për ti dhënë fund kësaj situate të errët. PD ka një program të qartë dhe konkret për të rinjtë për arsimin për zhvillimin. Dhe për mundësitë që duhet tu ofrohen brezave të rinj dhe në veçanti PD ka një plan të qartë për ti dhënë fund një nga plagëve më të mëdha, braktisjen e Shqipërisë nga të rinjtë. Kjo është një sfidë e madhe që duhet gjendur një zgjidhje e menjëhershme. Të rinjtë nuk mund të vazhdojnë të ikin nga vendi. Për të rinjtë që kanë dhënë gjithçka për ti ofruar. Programi i PD ofron mundësi të reja për arsimin, universitetet dhe mundësinë e integrimit të të rinjve në tregun e punës. Ky është një prioritet i padiskutueshëm për çdo të ri dhe çdo qytetar, dhe do ju ftoja që ta mbështesnit. E di që nuk mund ta ndryshojmë dot të kaluarën por mund të kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje të mirë, më të ndershme dhe më të qëndrueshme për brezat që vijnë. Jemi vetëm 8 ditë larg nga dita e zgjedhjeve. 11 maji një datë që nuk është vetëm një ditë zgjedhjeje por dhe një moment vendimtar që do të ndihmojë për të ndarë dy kohë. Njërën 12 vite të mbushur me korrupsion, krim dhe qeverisje për interesat e ngushta personale dhe tjetrën për të zgjidhur një qeverisje për qytetarët, një qeverisje që ka në fokus të saj arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë Historia tregon se sa herë PD ka udhëhequr, zhvillimi ka qenë i prekshëm, ka dëshmuar se premtimet nuk janë fjalë në letra por janë veprime konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve dhe kanë sjellë përparim në vend.” tha Margilaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button