KryesoreLajme

Policia e Cërrikut arreston dy persona për vjedhjen në selinë elektorale të PD-së, sekuestrohen sendet e vjedhura

Policia e Cërrikut ka finalizuar një operacion ku ka arrestuar dy persona të përfshirë në një vjedhje të ndodhur në selinë e PD, të marrë me qira për qëllime elektorale.

Shtetasi Arben Metani, i cili kishte vjedhur një televizor dhe një kompjuter në objektin politik të “Partisë Demokratike”, u arrestua dhe u vërtetua se ishte autor me precedentë penalë.
Po ashtu, u arrestua edhe Klevis Zane, i dyshuar për përvetësimin e kompjuterit të vjedhur. Policia sekuestroi sendet e vjedhura dhe i dorëzoi ato për ruajtje subjektit politik. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.

Sekuestrohen sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:

– Arben Metani, 36 vjeç, banues në Cërrik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Klevis Zane, 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z.. Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button