
Nga Fushë Kruja, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se drita e fitores po ndriçon sot, zemrat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij përpara qindra demokratëve që ishin mbledhur në takimin elektoral, Berisha tha se Rama nuk denjon të dalë para popullis e të bëjë bilancin qeverisë, për ndryshe nga kjo, bën takime si komunistët e viteve ’50.
Pra miq, kjo është fushata e tij, kurse ne vijmë tek ju, në radhë të parë mblidhemi si njerëz të lirë dhe unë ju përqafoj të gjithëve ju. Krenohem me ju. Ju keni ardhur në vullnetin tuaj, nuk u ka sjellë askush me detyrim’, u shpreh Berisha para qytetarëve të Fushë Krujës.
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fushë Krujës, Krujës dhe të gjithë këtij rrethi të bekuar.
Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, përshëndetjet e mia më të përzemërta.
E nderuar zonja Erica Mazzeti, mikeshë e shquar e PD-së dhe e Shqipërisë, deputet në Parlamentin Europian të partisë mike Forza Italia, të partisë së Silvio Berluskonit me të cilën na lidh një miqësi e madhe.
Një mirënjohje të pakufishme për ju zonjë, për praninë tuaj në këtë fushatë në mbështetje të opozitarëve shqiptarë të cilët ecin drejt 11 majit me besimin e madh tek fitorja, ndryshimi, tek shpëtimi i Krujës, Fushë Krujës dhe mbarë Shqipërisë.
I nderuar Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD dhe udhëheqës i qarkut të Durrësit, Gent Strazimiri, drejtues politik i rrethit të Krujës.
Të dashur kryetarë të PD-së të degëve Fushë Krujë dhe Krujë.
Të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues të mrekullueshëm të qytetarëve të këtij rrethi dhe qarkut të Durrësit.
Një përshëndetje të përzemërt për ju, krenaria e vërtetë e PD-së, krenaria e popullit opozitar.
Miq!
Drita e fitores po ndriçon sot, zemrat, mendjet e mbarë shqiptarëve. Rrugët, sheshet, rrugicat, e qyteteve dhe fshatrave. Po ngrihen madhështor, në zenit vullneti juaj për një fitore historike, për një fitore epike me datën 11 maj. I tmerruar, në panik Edi Rama i cili e ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat.
Edi Rama tre muaj nuk guxoi, një minutë të vetme, një orë të vetme, një ditë të vetme të jipte llogari para jush për qeverisjen e tij 12 vjeçare, sepse u provua në 12 vite si e keqja ndër më të mëdhatë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre kombëtare.
Edi Rama nuk doli një minutë para jush jo për të dhënë llogari, por as për të numëruar suksesin e tij më të vogël, sepse e di që mbi çdo sukses qëndron vjedhja e tij e tmerrshme mbi shqiptarët.
Sepse e di që në çdo kilometër rrugë, ka vjedhur 90% të çmimit.
Sepse e di që çdo shkollë të ndërtuar, ka vjedhur 80% të çmimit.
Sepse e di se shqiptarët nuk ja falin kurrë atij 130 mln euro djegësin e Tiranës. 130 milionë euro në kontot e tij bankare ndërkohë që djegësi nuk ka nam as nishan.
Nuk del dot para jush për të dhënë qoftë edhe orë llogari, qoftë dhe një minutë se e di që me avion në dispozicion ka shpenzuar, ka udhëtuar dy herë më shumë se presidenti i SHBA në dy vite. Se u ka gjobitur ju me 21 mln euro.
Nuk del dot para jush sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro në librin e llogarive të shtetit, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me park dhe oborr 4 herë më të madh se diktatori.
Edi Rama nuk del dot para jush të japë edhe një minutë llogari, sepse e di që shqiptarët e panë tek vodhi, rrmëbeu 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi.
Nuk del dot para jush, sepse si asnjë sulltan, si asnjë perandor, si asnjë mbret, bleu në oborr 5 mln euro instilacionin me peshk ekzotik për të engledisur sytë e tij.
Nuk del dot, ndaj dhe miqtë mi, tani kërkon të bëjë hokatarin, të bëjë atë që nuk po jam them emrat dhe bën fushatë veçmas me gratë si në vitet ’50 kur komunistët bënin mbledhje veçmas me gratë dhe veçmas me burrat.
Pra miq, kjo është fushata e tij, kurse ne vijmë tek ju, në radhë të parë mblidhemi si njerëz të lirë dhe unë ju përqafoj të gjithëve ju. Krenohem me ju.
Ju keni ardhur në vullnetin tuaj, nuk u ka sjellë askush me detyrim.
Por edhe unë vij këtu para jush me përgjegjësinë më të madhe për të ju garantuar ju, se programi ynë ka dy qëllime madhore.
Së pari të kthejën në kontot tuaja, në xhepat tuaj, në kuletat tuaja, paratë që i meritoni plotësisht, taksat tuaja.
Së dyti, të krijojë një mundësi të re për secilin prej jush, për fëmijët tuaj, të rinjtë tuaj, burrat, gratë, për fermerët për bizneset, për të moshuarit, për të gjithë shqiptarët.
Ky është programi ynë.