Lajme

Arrestohet 39-vjeçari që organizonte lojëra fati në lokal me celular

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi përshtati lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit. Në pranga ka rënë shtetasi Valentin Ndoci, banues në fshatin Balldre.

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, që çuan në kontrollin e lokalit nga ana e specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë. Gjatë kontrollit, Ndoci u kap në flagrancë duke organizuar lojëra fati (baste sportive) përmes celularit, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për vijimin e hetimeve të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button