Lajme

Spahia nga Shkodra: Më 11 maj t’i japim fund keqqeverisjes, PD do të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët

Shkodra do të jetë udhëheqësja e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit. Kështu është shprehur kandidati për deputet i PD në qarkun Shkodër, Bardh Spahia, gjatë një takimi me banorët e Postribës. Ai i ftoi ata të mbështesin masivisht programin e PD-së, të cilin e cilësoi si një zgjidhje konkrete për problemet që qytetarët përballen prej 12 vitesh.

“Askush nuk do të ndalë qytetarët që me votë të rrëzojnë këtë qeveri, pavarësisht përpjekjeve për t’i frikësuar me para dhe banda,” theksoi Spahia.

Ai shtoi se 11 Maji është një mundësi historike për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni, e për t’i dhënë vendit një qeveri të ndershme në shërbim të qytetarëve.

Në përfundim të fjalës së tij, kandidati demokrat u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht Partinë Demokratike dhe numrin 1 në fletën e votimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button