Është ndeshje për infarkt: realizojnë Dumfries e Raphinha për 3-3

Nis në mënyrë të pabesueshme ndeshja mes Barcelonës dhe Interit. Pak pasi topi shkelmohet nga qendra, më saktësisht pas vetëm 31 sekondash lojë, Thuram realizon me finte, duke mos i dhënë asnjë shans portierit polak të Barçës.
Barcelona – Inter 0-1
Barcelona në shok: në minutën e 21-të, Dumfries realizon golit e dytë me roveshatë, një tjetër mrekulli e mbrëmjes nga zikaltrit.
Barcelona – Inter 0-2
Vetm pak çaste pas golit të dytë të Interit, Yamal vallëzon mes mbrojtjes së Interit dhe shkurton në 1-2.
Barcelona – Inter 1-2
Nuk ka fund spektakli në ‘Montjuic’: në minutën e 38-të Ferran Torres realizon golin e dytë për Barcelonën.
Barcelona – Inter 2-2.
Sërish gol në ‘Montjuic’: në zhvillimet e goditjes së këndit, realizon me kokë Dumfries.
Barcelona – Inter 2-3
Kjo është ndeshje e çendur: Raphinha barazon shumë shpejt rezultatin në 3-3.
Barcelona – Inter 3-3