
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me skandalin e radhës në Bashkinë Tiranë, ku kryetarja e komanduar, Anuela Ristani ka paguar 1.5 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston.
‘Kreu i Bandës 5D në qeli. Manuali i Bandës 5D operon ende në Bashki! Pavarësisht se kreu i bandës, Erion Veliaj, është tashmë në qeli, plaçkitja e parasë publike në Bashkinë Tiranë NUK ndalet!’, shkruan Këlliçi në Facebook. Gjithashtu Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut dhe drejtuesit Altin Dumani, që të veprojnë në mënyrë të menjëhershme kundër kësaj skeme të zhvatjes së buxhetit dhe qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kreu i Bandës 5D në qeli. Manuali i Bandës 5D operon ende në Bashki!
Pavarësisht se kreu i bandës, Erion Veliaj, është tashmë në qeli, plaçkitja e parasë publike në Bashkinë Tiranë NUK ndalet!
Në mënyrë absurde dhe kriminale, Anuela Ristani, kryebashkiakja e komanduar e Tiranës vijon të paguajë inceneratorin fantazmë të Tiranës me plot 1.5 milionë euro.
I bëj thirrje SPAK-ut dhe drejtuesit të tij Altin Dumani të veprojnë në mënyrë të menjëhershme kundër kësaj skeme të zhvatjes së buxhetit dhe qytetarëve.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar!
Kjo vjedhje duhet ndalur menjëherë!