
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka shpërndarë reagimin e selisë blu në lidhje me lajmin se SPAK ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit me avokatin e Presidentit të ShBA, Donald Trump.
Në deklaratën zyrtare theksohet se PD është krejtësisht transparente për kontratën me avokatin e Trump dhe një gjë e tillë ka trembur jo vetëm Ramën, por edhe veglat e tij. Sot Partia Demokratike falë diasporës është më e fortë se kurrë. Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe ajo i bën thirrje të gjithë demokratëve të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate, për të realizuar qëllimin tonë final, që është Shqipëria Madhështore!’, thuhet në deklaratë.
Postimi i plotë:
Pasi e përdori #SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë, teksa kartelet e drogës në #Tiranë, #Durrës, #Elbasan dhe #Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë #euro për një vepër që nuk ekziston.
Mesa duket kontrata e #PD me avokatin e Presidentit #Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt jo pa të drejtë, pasi sot denoncimet e saj për #McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi #Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të #SHBA!
Partia Demokratike është krejtësisht transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në #FARA sipas çdo ligji amerikan dhe #shqiptar!
Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falenderojë atdhetarët e bashkësisë shqiptaro- amerikane për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer që kanë dhënë dhe japin për çmontimin e narkoregjimit të Edi Ramës!
Sot Partia Demokratike falë diasporës është më e fortë se kurrë. Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe ajo i bën thirrje të gjithë demokratëve të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate, për të realizuar qëllimin tonë final, që është #Shqipëria Madhështore!