Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me mësuesit në qytetin e Beratit. I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat, Eno Bozdo, i shoqëruar nga Prof.Myqerem Tafaj prezantuan programin e PD-së për arsimin.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i programit të Partisë Demokratike për arsimin dhe edukimin, në kuadër të prezantimeve të programeve zgjedhore të Partisë Demokratike. “E ardhmja fillon nga edukimi, nga arsimi dhe nga cilësia e mësimdhënies. Në 12 vite arsimi ka kapërcyer sfida të ndryshme, sfida që kanë tejkaluar sferën e vetë sektorit, dhe vështirësi të panumërta. Reformat e kthyen mbrapsht vendin vite më parë, ka pasur dhe ka probleme të shumta në sistemin arsimor, probleme këto që janë thelluar mjaft me largimin e qytetarëve nga Shqipëria dhe rrjedhimisht braktisjen e shkollës nga nxënësit. Për fat të keq arsimi është nga ata sektorë që janë shumë hapa të mëdhenj prapa”, – tha Eno Bozdo, duke pohuar se pas 11 prillit gjithçka në sistemin arsimor do të ndryshojë nën drejtimin e Partisë Demokratike, nëpërmjet reformave që janë hartuar prej saj.
Arsimi ,prioritet absolut i PD-ASHM!

Departamenti i arsimit-Profesor Myqerem Tafaj, si dhe PD Berat, organizuan një takim me mësues, jo vetëm për të sjellë shqetësimet e mësuesve për gjendjen mjerane ku e katandisi

Rilindja arsimin, por edhe për të bërë prezent programin ambicioz të PD për këtë sektor jetik.

Ne takim u vu theksi te problematikat e sotme, prej të cilave vuan shkolla dhe mësuesit:
– Degradimi I figurës së mësuesit
– Rënia e numrit të nxënësve dhe klasat kolektive
– Mosrritja e pagave për mesuesit
– Problemet e kurrikulës
– Rritja e presionit mbi mësuesit për vendin e punës etj
–

Gjatë diskutimeve, tê pranishmit vlerësuan programin e PD-ASHM për arsimin si tejet ambicioz dhe si një program që adreson e zgjidh problematikat e mësuesve, nxënësve, komunitetit të prindërve,që e kthen shkollën në standartet e vendeve të zhvilluara të BE

Në takim gjithashtu u prezantua programi i PD për arsimin:

Buxheti i arsimit do të dyfishohet dhe do të jetë 5% i PBB

Paga mesatare e mësuesve 1300€

Arsimi 9vjeçar me drekë dhe ku shkollat janë të mëdha edhe arsimi I mesëm me drekë.

Shkolla 9 vjeçare pa klasa kolektive

Kurrikul moderne për shkollat

Akses i barabartë në teknologji

Infrastrukturë dixhitale në shkolla

Konsultime falas për nxënësit dhe kompesim realist për mësuesit

Bursa për shpenzimet e jetesës.