KryesoreLajme
Kryesore

Sali Berisha: Aleanca jonë, më madhështorja që nga ’90-a – Rama bën fushatë me sharje për të fshehur dështimet

Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në një takim të ditës së sotme në zonën Vorë dhe Kashar. Koalicioni i “Aleancës për Shqipërisë Madhështore” po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në një takim të ditës së sotme në zonën Vorë dhe Kashar.

Fjalimet hapëse u mbajtën nga kandidatët, ku u sulmua mazhoranca e majtë për skandalet qeveritare dhe financiare gjatë 12 viteve në pushtet. Berisha sulmoi kryesocialistin Edi Rama për fyerjet ndaj burrave, duke thënë se PD ka në projektin bazë familjen dhe moralin e saj. Ai e quajti fushatën e kryeministrit si vulgare, të bazuar në sharje e fyerje.

“Kjo është aleanca më madhështore që nga viti 1990, më e madhja që do ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve, të Vorës, Kasharit dhe më gjerë. Jemi parti e vlerave themelore të shqiptarit dhe shoqërisë. Në kombin tonë, si në të gjithë kombet e tjera, themeli është familja. Vijmë me një projekt për familjen shqiptare.

Kombi i fortë vjen me një familje të fortë. Nuk jam polic morali, por dashuria mes burrit dhe gruas, respekti i ndërsjellë është morali më i lartë i shoqërisë. Asnjë motër, nënë apo motër nuk do donte t’u shahej djali, bashkëshorti, prindi. Kjo fushatë vulgare e Ramës, që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe konceptin e saj, ka një qëllim, që të spostojë vëmendjen tuaj, nga problemet e vërteta të familjes shqiptare”, tha Berisha ndër të tjera.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button