Sekuestrohen mallra kontrabandë në Kukës, dy shtetas procedohen penalisht

Policia Kufitare ka sekuestruar një sasi mallrash të dyshuara si kontrabandë dhe ka proceduar penalisht dy shtetas, pas një kontrolli të ushtruar në një automjet pranë fshatit Debrunë, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit L. D., 64 vjeç, banues në Zvicër, dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë kontrollit, në automjetin në pronësi të L. D., të cilin e drejtonte B. D., u gjetën dhe u sekuestruan mallra të dyshuara kontrabandë. Hetimet zbuluan gjithashtu se mjeti kishte kaluar ilegalisht kufirin shtetëror.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar në detaje veprimtarinë e paligjshme.