Lajme

Baba Mondi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: “Zoti e bekoftë për punën e bërë”

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, në një deklaratë të bërë nga Ambasada e Vatikanit në Tiranë.

Në mesazhin e tij, Baba Mondi u shpreh pranë klerit dhe besimtarëve katolikë, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e Papës në ndërtimin e bashkëjetesës fetare dhe forcimin e dialogut ndërfetar.

“Me shumë dashuri vlerësoi punën që bëjmë për bashkëjetesën vëllazërore dhe rinia shqiptare iu kthye besimit menjëherë pas kthimit të demokracisë. Vlerësoi punën tonë që parakaluam në Charlie Hebdo që treguam se të bashkuar jetohet, jo vetëm për të vrarë njëri tjetrin. Edhe në takimin e dytë nënshkruam marrëveshjen e Abu Dhabit. Edhe pse ishte në gjendje të rëndë na priti”, u shpreh ai.

Baba Mondi njoftoi gjithashtu se do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, duke shtuar: “Zoti e bekoftë për punën e bërë dhe vepra e tij të vijojë nga pasardhësi i tij. U prehtë në paqe.”

Deklarata e tij është një tregues i respektit të ndërsjellë mes komuniteteve fetare dhe i rolit që Shqipëria luan si shembull i tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në botë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button