KryesoreLajme

Gjykata e Lartë konfirmon masën e sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ndërsa përdorimi i drejtësisë si armë politike ndaj opozitës vazhdon

Përdorimi i drejtësisë si armë politike kundër opozitës në Shqipëri po vijon.

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për liderin e opozitës, Sali Berisha, duke rrëzuar rekursin për heqjen e masës së sigurisë. Një Kolegj Penal vlerësoi të mos pranojë rekursin e bërë nga kreu i PD-së, kundër vendimit politik të gjyqtarit të Posaçëm të Apelit, Engert Pëllumbi, 3 janarin e këtij vitit, i cili vendosi ‘detyrim paraqitje’ për kryetarin e PD.

Gjithashtu sot Gjykata e Lartë vendosi të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Jamarbër Malltezit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button