Lajme

Berisha sulmon Lubin dhe Veliajn për korrupsionin në projekte të infrastrukturës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar gjatë ditës së sotme për nisjen e hetimeve ndaj Tunelit të Llogarasë, duke akuzuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për lidhje të ngushta me korrupsionin në projekte të mëdha infrastrukturorë. Sipas Berishës, Balluku përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në historinë e Shqipërisë.

“Lubia i ka dosjet më të rënda se Erion Veliaj,” tha Berisha, duke theksuar se ajo ka menaxhuar një buxhet prej 12 miliardë eurosh, ndryshe nga Veliaj, i cili ka menaxhuar 5 miliardë euro. Ai kujtoi edhe një shembull nga projekti i Djegësit të Tiranës, ku 130 milionë euro shkuan në gjykatë për dënime të paarsyeshme, ndërkohë që Berisha e akuzon Ballukun se nuk ka kryer detyrat e saj mbikëqyrëse, duke lejuar abuzime të mëdha.

“Po të kishin kryer detyrat e tyre, ata drejtorët do të ishin përballur me dënime më të rënda, por për shkak të neglizhencës së ministrisë, këto abuzime kanë kaluar pa ndëshkim,” tha Berisha.

Në lidhje me Tunelin e Llogarasë, Berisha i referohet një skandali të ngjashëm, ku një kompani fituese e kontratës ka marrë 130 milionë euro, ndërkohë që një kompani tjetër, që nuk e ka fituar tenderin, ka ofruar një shumë prej 180 milionë eurosh për të realizuar të njëjtën punë.

Berisha kritikoi gjithashtu projektet infrastrukturorë të tjera, duke përmendur u mbylljen dhe hapjen e paarsyeshme të urës në Kukës dhe gafat në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Ai mbylli deklaratën duke akuzuar qeverinë për abuzim dhe korrupsion të përmasave të mëdha, duke theksuar se këto skandale janë një nga arsyet kryesore për hetimet që po zhvillohen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button