Lajme
Raportim i përdorimit të armës së zjarrit në Fushë Krujë

Më datë 21 prill 2025, rreth orës 19:30, në dalje të qytetit të Fushë Krujës, është raportuar një rast i përdorimit të armës së zjarrit në ajër. Shërbimet e Policisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe gjatë hetimeve të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar tre gëzhoja të armës së zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm. Policia është angazhuar në mbledhjen e informacioneve dhe verifikimin e detajeve për zbardhjen e plotë të këtij rasti.