Edi Rama kopjon programin e PD-së: Premton analiza falas për të moshuarit, pasi i përjashtoi për vite me radhë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Gjirokastra se do të zgjerohet mosha për përfitimin e check-up-it falas, një premtim që vjen pikërisht pas angazhimit të Partisë Demokratike për të ofruar analiza falas për të moshuarit dy herë në vit.
Për vite me radhë, qeveria Rama ka injoruar pensionistët, ndërsa koncesioni i check-up-it, një nga aferat më të përfolura, i përjashtonte pikërisht ata që kanë më shumë nevojë për kujdes shëndetësor – të moshuarit. Ky shërbim u dha me koncesion kompanisë së afërmes së Ramës, Vilma Nushi, e cila ka përfituar miliona euro nga kjo skemë abuzive.
Tani, në prag të zgjedhjeve dhe përballë presionit të alternativës së PD-së, Rama bën hapa pas dhe pranon vlerën e check-up-it për parandalimin e sëmundjeve, duke premtuar një masë që deri më sot e kishte mohuar.
Kujtojmë se PD ka theksuar se nën qeverisjen e saj, të gjithë pensionistët do të kenë akses në analiza falas dy herë në vit, pa përjashtim.
Kjo lëvizje e fundit nga Rama shihet si përpjekje për të rikuperuar terren politik, duke kopjuar haptazi programin opozitar që ai vetë kishte kritikuar më parë.