Lajme

Kryeministri në qendër të një skandali të ri: Foto nudo, fyerje publike dhe asnjë ndjesë

Kreu i Rilindjes, sot, ka vendosur të ndryshojë sfondin në emisionin e tij të përditshëm propagandistik “Sy më Sy”, larg pikturave të zakonshme që mbushin muret e zyrës së tij në Kryeministri. Siç duket, edhe ai vetë e ka kuptuar se veprat e tij të “artit” më shumë bezdisin sesa frymëzojnë, ndaj ka vendosur të dalë në terren — me foto nudo, me çyrek në dorë e në shoqërinë e dashnores.

Nga bilanci i punëve të qeverisë, sërish asgjë. Në 12 vite qeverisje, një tunel është e vetmja vepër konkrete – dhe ai tunel i shërben vetëm vilave qeveritare në breg të detit, jo qytetarëve shqiptarë. Madje, me ndërtimin e tij janë shkatërruar qindra biznese në zonën turistike të Llogarasë.

Por dita e sotme solli edhe një reagim të habitshëm të Kryeministrit pas skandalit që shpërtheu dje në Kavajë, ku gjatë një takimi elektoral me nxënës, u tha që të kërkonin në rrjete sociale e të shikonin fotot e tij nudo.

Reagimi i tij ishte arrogant dhe aspak i penduar:

“Nuk ishin fëmijë ata.”
“Si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral?”
“Jam pa fjalë.”
“Më hidhen në fyt se them se gjysma e burrave janë çyryk.”
“Ky është opinioni im.”

Për ta kuptuar më mirë nëse ata ishin fëmijë apo jo, mjafton të shikoni videon.

Ndërsa fyerjet ndaj burrave shqiptarë, ai i justifikon si “opinion personal”, por kjo nuk e justifikon faktin që u shpreh publikisht në një takim elektoral, si kryetar partie, por edhe si Kryeministër i vendit.

Një tjetër ditë, një tjetër skandal. Dhe ai vazhdon pa ndalur me ofendime ndaj qytetarëve që e kanë zgjedhur. Lider global – por vetëm në mungesën totale të turpit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button