KryesoreLajme
Kryesore

Berisha në Ofensivë/ Dy takime kyçe në Tiranë dhe Korçë më…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, do të zhvillojë dy takime kyçe të martën, më 22 prill, në kuadër të përgatitjeve për fushtën zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Takimet do të nisin nga Tirana, ku në orën 11:00, në ambientet e Hotel Tirana, Berisha do të marrë pjesë në një tryezë të rëndësishme me temë “Siguria Ushqimore”, një sektor kyç për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërsa në mbrëmje, Berisha do të zhvendoset në qytetin e Korçës, ku në orën 18:30 do të prezantojë zyrtarisht kandidatët për zgjedhjet e ardhshme. Ky aktivitet vjen si pjesë e angazhimit të tij për t’i dhënë opozitës një frymë të re dhe për të forcuar lidhjen me bazën qytetare.

Përmes një axhende dinamike dhe takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, kreu i PD Sali Berisha synon të rikthejë besimin dhe të rrisë peshën e opozitës në skenën politike për fitoren në 11 maj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button