
Në postin e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë, kreu i koalicionit euroatlantikë Lulzim Basha, ka kujtuar takimin me Papa françeskan në vitin 2014 kur ai zhvilloi një vizitë në Tiranë. Teksa shprehu ngushëllime për ndarjen e papës nga jeta ditën e sotme, Basha tha se ai e kujton me shumë emocion vizitën e tij, ndërsa i dorëzoi edhe çelësin e qytetit. Në postin e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë, kreu i koalicionit euroatlantikë Lulzim Basha, ka kujtuar takimin me Papa françeskan në vitin 2014 kur ai zhvilloi një vizitë në Tiranë.
I ftuar ditën e sotme në Report Tv me gazetarin Denis Minga, teksa shprehu ngushëllime për ndarjen e papës nga jeta ditën e sotme, Basha tha se ai e kujton me shumë emocion vizitën e tij, ndërsa i dorëzoi edhe çelësin e qytetit.
‘Ishte një njeri i jashtëzakonshëm, dhe i thjesht, i mbushur me humor ishte një papë me të dyja këmbët në tokë. Unë shansin e kam pasur që ta takojë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri më vitin 2014 dhe atëherë si kryebashkiak e prita në takim dhe i dorëzova çelësat e qytetit. Sa herë që kishte një vizitë papnore papës i dorëzoheshin çelsat që të hynte si në shtëpinë e vet pa trokitur. Ai u afrua u prit me entuziazëm nga qytetarët dhe zbriti, u afrua e përshëndeta dhe pas urimit të mirësjelljes i bëra të ditur se po i dorëzoja çelësat e Tiranës’, tha ai. Basha e cilësoi papën si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një njeri që ishte i përkushtuar për të ndihmuar të varfërit.
‘Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Ata që i shërbejnë zotit janë një shembull i madh frymëzimi, dhe fati e solli që të isha një nga ata që ta takojë edhe Papa Gjon Palin 2. Ai kishte një përkushtim ndaj kishës, të varfërve me mesazhet e tij të shpresës, jo vetëm për katolikët shqiptar, por për të gjithë duhet ta kujtojnë gjatë si një kolos të përkushtimit dhe mirësisë’, tha ai.