Lajme
Kryesore

Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: “Simbol i dashurisë universale dhe përkushtimit pa dallim feje”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke e cilësuar Atin e Shenjtë si një figurë të dashurisë universale, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj çdo njeriu, pa dallim feje apo kombësie.

“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë – dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje,” – tha Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit, i cili është pritur dy herë në audiencë nga Papa Françesku, u shpreh se do të ruajë me respekt e përulësi kujtimet nga takimet e tyre. Ai u bashkua me lutjet e miliona besimtarëve në Shqipëri dhe në mbarë botën për shpirtin e Papës.

“Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!” – përfundoi mesazhin e tij Presidenti Begaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button