Lajme

Vlorë, ngjarje e rëndë në Kaninë: Gruaja 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kaninë të Vlorës, ku një grua 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Viktima, e identifikuar me inicialet G. A., dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori për të vijuar me procedurat ligjore dhe hetimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet janë ende në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button