Lajme

Ndahet nga jeta Papa Francesku – Reagon Dom Gjergj Meta

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë Papa Francesku. Lajmi tronditës është konfirmuar nga Kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, Dom Gjergj Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur besimtarë katolikë! Papa Francesku u kthye në shtëpinë e Atit! Ka dhënë shpirt sot në orën 7:35 të mëngjesit! Falenderojmë Zotin për shërbimin e tij në gjithë këto vite e të lutemi për shpirtin e tij”, shkruan Dom Meta.

Papa Francesku, i cili ka shërbyer për vite me radhë si udhëheqës shpirtëror i Kishës Katolike, u vlerësua për përkushtimin e tij ndaj paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar.

Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për ceremonitë mortore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button