Lajme
Vritet një 19-vjeçar shqiptar në Francë – autori largohet me makinë

Një 19-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e djeshme, më 20 prill, në Clermont-Ferrand të Francës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF.
Sipas mediave vendase, i riu ndodhej në fund të rrugës Avenue Charras kur u qëllua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Autori ka hapur zjarr nga një makinë në lëvizje dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke arritur të arratiset.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Hetimet vijojnë.