Lajme
Ngjarje e rëndë në Kavajë: Një 61-vjeçar gjen fund tragjik në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kavajë, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën në kushte të dhimbshme. Burimet për Syrin raportojnë se rreth orës 20:30, një person identifikuar si E.Gj, i cili punonte si mekanik, është vetëvarur në ambientet e punës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit të Kavajës për procedura të mëtejshme.
Ky ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin dhe po trajtohet me kujdes nga autoritetet kompetente. Hetimet do të vazhdojnë për të kuptuar më shumë mbi motivet që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.