Sport

Tenis/ Alcaraz humbet finalen e Barcelonës, Zverev triumfon në Mynih dhe ngjitet në vendin e dytë

Edhe pse nuk luan, italiani Jannik Sinner mbron vendin e parë në renditjen ATP për meshkuj, ndërkohë që pas tij një rivalitet i fortë mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev.

Spanjolli u mund 2-0 nga danezi Holger Rune (7-6, 6-2) në finalen e turneut ATP-500 të Barcelonës.

Një tjetër turne i fushave me dhè në prag të grand slam-it të Roland Garros.

Ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej ishte Rune ai që dominoi. Humbja i kushton shumë Alcaraz, që zbret në vendin e tretë të renditjes botërore.

Ai ia lë vendin e dytë gjermanit Alexander Zverev, që në finalen e turneu të Mynihut (ATP-500) mundi 2-0 amerikanin Ben Shelton (6-2, 6-4), në një ndeshje pa shumë histori.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button