Lajme

Berisha viziton Kishën Ortodokse në Kavajë: Urime për Pashkët dhe mesazh për fitoren e 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës. I pritur nga prifti i kishës, Berisha ndezi disa qirinj me ndihmën e tij, duke i kushtuar për veten, bashkëshorten, fëmijët dhe njerëzit e afërt të familjes.

Gjatë vizitës, lideri demokrat ndau edhe dy dëshira simbolike përmes ndezjes së dy qirinjve të tjerë: “Kam dy dëshira, një për ju dhe një për fitoren e 11 majit,” u shpreh ai, duke iu drejtuar priftit.

Atmosfera e vizitës u karakterizua nga respekti dhe reflektimi, me mesazhe për paqe, besim dhe shpresë në prag të zgjedhjeve vendore.

 

https://youtu.be/M8E45k-fnH4?si=giPR_9vAhnDcp3Ut

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button