KryesoreLajme
Kryesore

Berisha uron besimtarët për Pashkët: T’i lutemi Zotit për ngjalljen e shpresës dhe ndarjen nga e keqja

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve.

“Pashka, dita e ngjalljes së Hyjit është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët ditë e pavdekësisë, e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij”, shkruan Berisha. “Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, vijon mesazhi, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët”.

Postimi

Gëzuar Pashkët!

Të dashur miq, sonte besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit Mbret.

Pashka, dita e ngjalljes së Hyjit është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët ditë e pavdekësisë, e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij. Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe në një të ardhme më e mirë.

Ajo i ka gjetur kësaj radhe Shqipërinë, besimtarët e krishterë shqiptarë dhe miqtë e tyre të besimeve tjera para një zgjedhje historike me datën 11 maj.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët.

Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar! #sb

Gëzuar Pashkët!

Të dashur miq, sonte besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit Mbret.

Pashka, dita e ngjalljes së Hyjit është per çdo njeri, për të gjithë besimtarët ditë e pavdeksisë, e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij. Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe në një të ardhme më e mirë.

Ajo i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët e krishterë shqiptarë dhe miqtë e tyre të besimeve tjera para një zgjedhje historike me datën 11 maj.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët.

Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar! #sb 
May be an image of 2 people and the Oval Office
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button