KryesoreLajme

Sikur ta kishin vrarë për herë të dytë’: Vëllai i Bledar Dedjas reagon pas lirimit të autorit të dyshuar

Autori i dyshuar i vrasjes së Bledar Dedjas është liruar nga burgu. Në një intervistë prë “ Corriere del Veneto ” Antim Dedja vëllai i madh i 39-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u gjet i vdekur më 21 janar 2024 në një pyll të vogël në Paderno del Grappa, Treviso nuk e fsheh tronditjen pasi mori lajmin

“Është sikur vëllai im të ishte vrarë për herë të dytë. “Kjo nuk është drejtësi” Intervista në “ Corriere del Veneto ”.

Si ndodhi ngjarja atë të diel në mëngjes, kur trupi i Bledarit u gjet në rrugën “Dei Carpini”?

“Qemë të gjithë të shqetësuar. Gruaja e tij na telefonoi për të pyetur nëse dinim ku ishte, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Herën e fundit që e pashë ishte të shtunën pasdite – më tha se po shkonte në punë. Më pas morëm lajmin e vdekjes së tij.”

Dyshonit se Bledari kishte një jetë të dyfishtë?
“Jo. Për ne ai ishte një njeri i përkushtuar ndaj fëmijëve, një punëtor i madh që me mundin e vet kishte arritur të blinte një shtëpi. Gruaja e tij kishte filluar së fundmi të dyshonte për diçka – grindeshin shpesh dhe ajo na kishte thënë se nëse ai nuk ndryshonte, do të kërkonte divorc dhe do të merrte fëmijët me vete. Por nuk dinim saktësisht çfarë po ndodhte.”

Si reaguat kur mësuat të vërtetën?
“Ndaluam menjëherë abonimin e televizorit me pagesë për prindërit tanë në Shqipëri. Ata janë të moshuar dhe nuk dinë asgjë. Nëna ime ka humbur arsyen dhe mbahet me ilaçe. Nuk fle natën dhe qan pa pushim. Unë i vizitoj çdo dy muaj, por nuk di më ç’të bëj.”

Autori i dyshuar i vrasjes është liruar nga burgu dhe është dërguar në një komunitet. Si e pritet lajmin?
“E mora vesh nga avokatët, pasi nuk desha të përfshihesha në proces. Kur e mora vesh, ishte si të më kishte qëlluar dikush me thikë pas shpine.”

Thuhet se i riu ishte një person me probleme të shëndetit mendor dhe se kishte përjetuar dhunë nga vëllai juaj.
“Nëse ishte kështu, duhej të shkonte te karabinierët. Bledari mund të ketë pasur një jetë private të komplikuar, por nuk ishte i dhunshëm dhe as ndonjë përbindësh. Ajo që i bënë nuk ka asnjë justifikim. Dhe nuk më duket e drejtë që ai që e vrau të jetë i lirë. Për më tepër, kemi vetëm versionin e tij të ngjarjes. Vëllai im është i vdekur dhe nuk mund të flasë. Kam besim tek drejtësia, por këtë gjë nuk po e përtyp dot.”

Po familja si e përjetoi?
“Nuk dinë asgjë. Fëmijëve të vëllait u kemi thënë që babai ka pësuar një aksident. Ata nuk dinë asgjë për atë që është shkruar për Bledarin. Tani janë në Australi me nënën e tyre. Shpresoj që të mos e mësojnë kurrë se çfarë ka ndodhur.”

Çfarë do t’i thonit sot vrasësit të vëllait tuaj?
“Asgjë. Tani ai është i lirë dhe familja e tij është e lehtësuar. Do doja që të mendonte për nënën dhe babain e Bledarit dhe për dhimbjen që u ka shkaktuar. Kjo duhet të jetë dënimi i tij i vërtetë.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button