
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka zhvilluar takime në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Ekonomia ka qenë në qendër të takimeve të Noka në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Por në mënyrë të veçantë në Korçë. Në Korçë ai pa nga afër gjendjen dramatike ekonomike të qytetarëve. Noka takoi tregtarët si edhe konsumatorët të cilët kishin prekur tashmë fundin e mbijetesës.
Bashkë me drejtuesin politik të Korçës Ivi Kaso, kandidatë dhe drejtuesit e këtij qarku, z. Noka vuri theksin te programi ekonomik i PD, i cili me votën e shqiptarëve do të ringjallë tregjet, rrisë konsumin, rrisë prodhimet dhe mbajtur në këmbë produktet e fermerëve. “Ja ku jemi tek tregu i fruta – perimeve në Korçë.
Tregu i gjithi ngjan me një shkretëtirë. Tregtarët kanë mbledhur në arkat e tyre vetëm qindarka. Tregtarët që ankohen se fuqia blerëse në Korçë ka shkuar në minimumin e saj historik për shkak të shpopullimit. Kanë mbetur vetëm pensionistët të cilët nuk as fuqi blerëse. Sistemi fiskal i aplikuar nga Rilindja ka rrënuar fermerin.
Çmimet që biznesi shet fruta perimet nuk janë konkurruese me çmimet që sjell importi. Ballkani i hapur si politikë ekonomike e Edi Ramës, e ka varrosur biznesin vendas, ka varrosur fermerët shqiptarë. Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese. Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat. Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë ZERO TAKSIME. Do të krijohet prodhimi “Made in Albania”, për të konkuruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar.
Ky është vizioni i Partisë Demokratike. Ky është një premtim për qeverisjen e Partisë Demokratike, pas 11 majit. Të gjithë fermerët siç e patë, na dhanë fjalën. Do të votojnë 1-shin. Edhe tregtarët po ashtu, premtojnë që do të votojnë 1-shin, si zgjidhje për ta, për ekonominë e tyre, për familjet e tyre, për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë. 1 shat!”, tha Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka në Korçë.