KryesoreLajme

Bletët e Elbasanit në rrezik/ Pa ndihmë dhe pa treg, kostot rriten dhe prodhimi bie

Në Elbasan bletaria po përhapet gjerësisht, por bletërritësit ankohen së nuk kanë mbështetja nga qeveria, madje as treg ku të shesin mjaltin. Madje së fundmi, edhe ulja e temperaturave ka dëmtuar kosheret në zonat malore dhe kjo do të ulë këtë vit, edhe prodhimin e mjaltit. Bletaria është një ndër fushat, e cila në qarkun e Elbasanit ka pësuar një përhapje të madhe. Por fermerët janë lënë vetëm e në mëshire të fatit, pasi nuk kanë ndihmë nga qeveria. Sipas tyre, rritja e bletëve ka kosto të madhe. Fatmir Shehu, i cili prej 20 vitesh është bletërritës shprehet duhet të tregohet kujdes për bletë. Sipas bletërritësit, një tjetër problem që haset është mungesa e tregut dhe një pike grumbullimi.

Por i ftohti i javëve të fundit ka shkaktuar probleme të mëdha për bletërritësit. Sipas drejtorit të Drejtorisë rajonale, Spiro Hunçi, i ftohti ka frenuar shumimin në koshere dhe dëmtimin e kornizave të kosheres, sidomos në zonat malore te Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit.

Problematike për mbarështuesit e bletëve mbeten spërkatjet me pesticide që bëhen tek bimët e zonës, ku në të shumtat e rasteve përdoren helme të dëmshme për bletët që mund të kullosin, teksa koshereve u duhen bërë të gjitha shërbimet për të pasur një bletë që përballon të ftohtin apo sëmundjet, gjë e cila kërkon shumë sakrifica nga ana e fermerëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button