Petrit Vasili: Zgjedhja mes Berishës dhe Ramës është shumë e thjeshtë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka bërë një krahasim mes liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe kryeministrit aktual, Edi Rama.
Sipas Vasilit, qytetarët ndodhen përballë dy realiteteve krejtësisht të ndryshme në politikën shqiptare. Ai e cilëson Berishën si një figurë politike normale, me një program të qartë, ndërsa Ramën e përshkruan si një “të çmendur” që ka kthyer qeverisjen në një “shfaqje tallava”.
“Zgjedhja është shumë e thjeshtë mes këtyre dy realiteteve, apo jo? Midis njeriut normal dhe me program si Berisha dhe një të çmenduri që bën tallava si Rama, kë do të zgjidhnit?”, shkruan Vasili në postimin e tij.
Ky reagim vjen në një kohë kur debati politik në vend është intensifikuar në prag të zhvillimeve të reja në skenën politike.