
Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar sot takime me qindra qytetarë, tregëtarë e të rinjë të Krujsë.
Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës se ka diskriminuar këtë qytet duke e zhveshur nga çdo institucion. Pas dëgjesës së problemeve, lideri i opozitës shpalosi programin për mbështetjen e familjeve me paketën e dhimbshurisë, minimimin jetik si dhe uljen e çmimit të energjisë dhe ujit. Veç uljes së taksave për biznesin, Berisha njoftoi edhe programin për 6-fishimin e subvencioneve për fermerët dhe artizanët. Lideri i opozitës Sali Berisha ka vijuar fushatën në qytetin e Krujës, ku ëhstë mikpritur në rrugët e këtij qyteti nga qindra qytetarë e tregëtarë dhe të rinjë.
Berisha u ndal tek problematikat e këtij qyteti, dhe diskriminimin që I është bërë nga kjo qeveri me mungesë investimesh dhe heqjen e çdo institucioni shërbimesh.
Krutanët shfaqën shqetësimin për niveln e lartë të kriminalitet, ku për rritjen e nivelit të sigurisë, Berisha u shpreh se do të jetë një nga prioritetet kryesore.
Kryedemokrati Berisha vurui theksin tek thellimi i varfërisë për shkak të rritjes së çmimeve dhe mosrritjes së pagave dhe pensioneve.
Subvencionet për fermerët dhe artizanët ishin një tjetër pikë që u ndal kryedemokrati Berisha, I cili solli në vëmendje që edhe fondet e dhëna për këtë kategori nga Bashkimi Europian u vodhën nga EdI Rama dhe njerëzit e tij.
Fermerët janë në kushte shumë të vështira. Subvencionet, edhe ato që jepte BE, i mori Edi Rama me akrabanë e vet. Po pse them unë Edi Rama? Sepse BE e kapi në flagrancë ministren e Shqipërisë, e cila kishte abuzuar në mënyrë të rëndë me 130 milionë euro të dhëna për fermerët shqiptarë.
Në vend që t’ua jepte fermerëve, ua shpërndante oligarkëve, djegësit të Tiranës, ua shpërndante pra rrethit të Tiranës….
Ne do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer.
Ne heqim çdo barriere jo ka 100 kokë, jo ka 10 kokë, jo ka kaq hektarë, aq hektarë. Çdo fermer do subvencionohet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë.
Do ketë kredi të buta, 80 përqind të interesave për fermerët dhe biznesin e vogël, do e mbulojë shteti.
Gjatë vizitës dhe takimeve me artizanë, liderin i opozitës u vesh me costume pupullore dhe me flamur kuq e zit ë dhuruar nga tregëtarët e kësaj zone.
Por jo vetëm kaq, artizanët e Krujës, një mesazh e kishin drejtuar kryeministrit EdI Rama, nërpmjet dhuratës për Berishën…