KryesoreLajme

Rimorkiatori del në breg për shkak të motit të keq në Durrës – Ekuipazhi jashtë rrezikut

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det.

 

Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim, mjeti lundrues që ndodhej në radhë është marrë nga rrymat detare dhe ka përfunduar në breg, në zonën e plazhit të Durrësit, mes Agipit e Teutës.

Në bord ndodheshin dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në kushtet e një deti të egërsuar, ekuipazhi i rimorkiatorit nuk ka mundur të bëjë manovrat e duhura.

Rimorkiatori është një mjet lundrues që zakonisht përdoret për ndihmë teknike ose për të transportuar mjete të dëmtuara. Në këtë rast, rimorkiatori doli vetë jashtë kontrollit, duke përfunduar në breg.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit tha se po e ndjek situatën për të bërë të mundur rikthimin e tij në det në kushte të sigurta, por errësira dhe deti nuk po e favorizojnë ndërhyrjen sot.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button