Gazment Bardhi denoncon gjendjen e infrastrukturës në Mbrostar Ferko: “Fier, si në mesjetë”

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka denoncuar publikisht gjendjen e rëndë të infrastrukturës në lagjen Mbrostar Ferko në Fier, duke e cilësuar situatën si skandaloze dhe të denjë për epokën e mesjetës.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon qeverinë se për 12 vite ka braktisur banorët e kësaj zone, duke mos kryer asnjë investim real, përkundër premtimeve të përsëritura ndër vite.
“Vetëm 1 kilometër nga qendra e qytetit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh me ujëra të zeza dhe mbeturina. Kjo është fytyra e vërtetë e një pushteti që ka mashtruar qytetarët për vite me radhë”, shkruan Bardhi.
Ai shpreh besimin se më 11 maj, banorët e zonës do t’i japin fund kësaj situate, duke ndëshkuar me votë Partinë Socialiste dhe duke mbështetur Partinë Demokratike për të sjellë një qeverisje të re që garanton zhvillim dhe dinjitet për qytetarët.
Bardhi theksoi se PD do të zbatojë Paketën e Emergjencës, e cila përfshin masa konkrete si:
Asnjë pension nën 200 euro
Rritje vjetore e pensioneve me 20%
Rritje e pagës minimale në 500 euro
Paga mesatare mbi 1200 euro
Ulje në 7 lek e çmimit të energjisë
Ulje e çmimit të karburantit deri në 40%
“Mirëqenia e shqiptarëve është objektivi ynë! Voto nr.1, voto PD!”, përfundon deklaratën e tij Bardhi.