KryesoreLajme
Kryesore

Berisha: Gjykatësit i ktheu SPAK hetimin për sarajet e Surrelit, një moment shprese për drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para qytetarëve dhe simpatizantëve të njësisë nr. 5 në Tiranë, ka dhënë lajmin se, një gjykatës i ka kthyer SPAK dosjen për hetimin e sarajeve të Edi Ramës në Surrel.

‘Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit. Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.
Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar. Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen’, deklaroi lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

I bëj thirrje administratës, siç bojkotoi hapjen e fushatës së padrinos, të zbatojë ligjin sepse për ne, punonjësit që zbatojnë ligjin janë pasuri kombëtare.

E kam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit.

Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar.

Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen.

Njerëz si këta, shërbëtorë të ligjit, janë shërbëtorë dinjitozë të vendit të tyre.

Ndaj dhe ne do bëjmë një administratë, që të zbatojë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.

Me bindjen më të madhe se kështu janë shërbëtorë të vërtetë të qytetarëve shqiptarë.

Miqtë e mi, paketa e dhembshurisë është detyrim madhor moral dhe ligjor, por Made in Albania është shtyllë kryesore e programit tonë.

Ne do bëjmë gjithçka që ju, që biznesmenët shqiptarë, që qytetarët shqiptarë, me iniciativën e tyre të lirë, të njohin vetëm suksesin.

Bizneset e vogla, tavani për taksat do kalojë nga 140 mijë në 180 mijë.

Bizneset e vogla i garantoj se energjinë do e kenë 6 lekë nga 18 sot.

Se sipërfaqen publike do e kenë 120 lekë nga 1500 që e kanë sot.

Ne jemi parti e taksave të ulëta, ne do zbresim në 10 përqind tatim fitimin. Do zbresim në 15 përqind TVSH-në.

Do nxisim prodhimin në çdo skaj të vendit.

Shqipëria do pastrohet, zero tolerancë ndaj krimit.

Këtu nga kjo sallë i garantoj organizatat kriminale se duart tuaja të zeza mbi votat e shqiptarëve do priten me gërshërët e ligjit.

Se do shpalleni organizata terroriste, ashtu siç jeni dhe e meritoni. Qytetarët do e fitojnë betejën, kurse ju do keni vrimën e miut bashkë me Edi Ramën.

Ndaj dhe ne, këtë fushatë ta shndërrojmë në fushatën e misionit të madh, e dialogut tonë me çdo qytetar.

Ta shndërrojmë fushatën e bindjeve, e guximit, e shpresës për të shpëtuar Shqipërinë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button