KryesoreLajme
Kryesore

Sali Berisha prezanton kandidatët e PD -se për njësinë 5 në Tiranë: “Shqipëria e 2013 ishte me shpresë, sot po braktiset”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatët e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në njësinë 5 në Tiranë.

Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve të shumtë që ishin mbledhur në takim, Berisha u shpreh se, në 2013 qeverisja e PD e la vendin me shpresë, por tani po braktiset.
Në vitin 2013, Shqipëria nuk ishte parajsë dhe nuk ishte një vend i mëkëmbur plotësisht, por ishte vend me shpresë dhe numri i shqiptarëve po rritej nga viti në vit. Shqipëria nuk ishte një vend i mëkëmbur të themi, por ama Shqipëria doli nga honet e historisë në raport me varfërinë. Kishte ardhur në shekuj si grupi i vendeve më të varfra të planetit dhe arriti në vitin 2008 të dalë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Dhe arritëm të kemi rrogat më të larta dhe pensionet më të larta në rajon. Kjo ishe krenari kombëtare sepse nuk kishte pse të ishim ne njerëzit më të keqpaguar, kur në një kohë ne në këtë tokë, në këtë vend kemi pasuritë më të mëdha, më ta paçmuara se çdo vend tjetër’, theksoi kreu i PD-së.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës, të pranishëm në këtë sallë, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, ndaj demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve të Tiranës për këtë përkushtim të jashtëzakonshëm që dëshmoni në këto momente historike për fatet e Shqipërisë, për fatet e kombit, për ekzistencën e këtij kombi si komb me të ardhme.

Mbarë kombi shqiptar i ka sytë tek ju, i ka sytë tek Tirana, e cila është zemra dhe truri i kombit.

Në këtë kuadër, kurrë ndoshta një mision kaq të rëndësishëm nuk ka pasur secili prej nesh.

Unë kam sot shumë nder dhe kënaqësi të paraqes sot para jush tre përfaqësues të shkëlqyer, dinjitozë. Dy zonja të nderuar dhe një zotëri.

Zonjën Erisa Bajaziti, e rritur jashtë Shqipërie, e shkolluar dhe e mirëvendosur në botë akademike të vendit ku jeton, por thirrjes së vendit të vet, thirrjes së kombit të vet, iu përgjigj, la çdo gjë dhe erdhi me vullnetin më të mirë për t’u përfaqësuar ju në parlamentin shqiptar.

Zonjën Ilda Zhulali, një nga vajzat, nënat, motrat, bashkëshortet shqiptare që u shkollua jashtë, por zgjodhi që të gjithë energjinë, të gjithë projektin e saj, t’ia kushtojë Shqipërisë, të kthehet dhe të ndërtojë këtu jetën, të ndërtojë ëndrrën e vet dhe të luftojë për realizimin e saj. Ilda Zhulali është zëri juaj kudo.

Akil Krajën, një përfaqësues dinjitoz i brezit të tij, i cili pas shkollimesh në shkollat më të mira, ofertash nga më të shumtat, zgjodhi Shqipërinë, zgjodhi PD-në.

Të tre ketë, duhet të themi të vërtetën, që momentet më të para të agresionit ndaj PD-së, qëndruan të vendosur, qëndruan në këmbë në një betejë që tashmë i bën nder çdo shqiptari, çdo demokrati.

I dashur Belind, udhëheqësi politik i Tiranës, i dashur kryetar i degës, duhet t’u shpreh nderimin më të madh, vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen për udhëheqjen që ju po i bëni kësaj fushate elektorale në Tiranë si udhëheqës politikë dhe keni arritur me vendosmërinë tuaj të krijoni një dallim të madh midis kësaj fushate, fushate shprese, fushate besimi, fushate që ecën drejt fitores, krahasuar me fushatën tjetër, të cilit ia thanë sheshin edhe socialistët, nuk i dolën.

Të dashur miq, PD vjen në këtë fushatë, vjen në këtë betejë realisht e provuar më e fuqishme se kurrë në ekzistencën e saj.

Asaj iu imponuan në mënyrën më të padrejtë, më absurde nga ata të cilët janë armiq të egër të vlerave, nga ata të cilët janë armiqtë më të egër tanët, të qenies tonë, të qenies së kombit tonë, të dinjitetit tonë.

Ata që kanë frymëzim ekstremizmi të majtë, ata që për karrigen dhe pushtetin e tyre janë gati të bëjnë gjithçka, të mbulojnë Shqipërinë me drogë, helme dhe çdo gjë.

Ata të cilët, për karrigen e tyre, burgosin opozitën, përpiqen të shkallmojnë pluralizmin.

Ata të cilët zhdukin në mënyrën më të paimagjinueshme në afera korruptive qindra milionë euro taksa tuajat.

Ata të cilët nuk ngurrojnë të shumëzojnë me zero 760 mijë shqiptarë, t’i dënojnë me varfëri të skajshme, vetëm e vetëm se duan të vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur.

Këta armiq, në 12 vitet e pushtetit, Edi Rama largoi të rinj shqiptarë dhe qytetarë shqiptarë, nga viti 2014 deri në vitin 2023, sa asnjë pushtim që nga pushtimi otoman gjer sot, sa asnjë sëmundje, sa asnjë fatkeqësi. 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit. Mbi 600 mijë të rinj.

Miq, e rrokullisi kombin ky. Ramë sot në treguesit demografikë të vitit 1960. A mund të imagjinoni ju? Humbëm materien kombëtare të krijuar në 85 vite.

Asnjë komb nuk ka pësuar në asnjë luftë, civile, botërore apo rajonale, atë që pësuam ne nga ky regjim.

Në vitin 2013, Shqipëria nuk ishte parajsë dhe nuk ishte një vend i mëkëmbur plotësisht, por ishte vend me shpresë dhe numri i shqiptarëve po rritej nga viti në vit.

Shqipëria nuk ishte një vend i mëkëmbur të themi, por ama Shqipëria doli nga honet e historisë në raport me varfërinë. Kishte ardhur në shekuj si grupi i vendeve më të varfra të planetit dhe arriti në vitin 2008 të dalë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Dhe arritëm të kemi rrogat më të larta dhe pensionet më të larta në rajon.

Kjo ishe krenari kombëtare sepse nuk kishte pse të ishim ne njerëzit më të keqpaguar, kur në një kohë ne në këtë tokë, në këtë vend kemi pasuritë më të mëdha, më ta paçmuara se çdo vend tjetër.

Pra, një mekanizëm u vendos në këtë vend. U vendos një mekanizëm që bënte të mundur rritjen e përvitshme të rrogave dhe pensioneve. Bënte të mundur ndarjen nga ajo trashëgimi e rëndë e prapambetjes me rrugë që vinin nga mesjeta shumë prej tyre. U ndryshua infrastruktura.

Turizmi që flasim sot, nga 300 mijë që ishin në vitin 2004, arritën në 4.7 milionë në vitin 2013.

Pra, e lamë pushtetin në një Shqipëri, në një Shqipëri të cilës shqiptarët e besonin, në një Shqipëri në të cilën u kthyen 180 mijë shqiptarë në dy vitet e fundit.

Çfarë ndodhi miqtë e mi? Pse shqiptarët zgjodhën të braktisin këtë vend të bekuar?

E para, ata u përjashtuan nga paratë që krijonin me taksat dhe tatimet.

Paratë që ky dyfishoi taksat, dyfishoi tatimet, në vend që t’ua kthente dyfish ju, me rroga, me pensione, jo, i ngriu rrogat dhe pensionet, por jo rrogat e larta. Rrogat e larta i rriti në mënyrë të pamëshirë.

Kudo në botën e qytetëruar ka një raport midis rrogës më të lartë që është rroga e presidentit zakonisht me rrogat e ulëta. Ky raport me rrogën e mesme shkon 4-5 herë. Në Shqipërinë e Edi Ramës ky raport u bë 10-12 herë.

Çfarë ndodhi? Qytetarët në sytë e qeveritarëve nisën të zvogëlohen, të duken gjithnjë si qenië të parëndësishme, kurse vetë të grumbullohen rreth njëri-tjetrit. Të pasurohen, të grabisin dhe plaçkisin pasuritë tuaja dhe për fëmijët tuaj të mos mjaftojë sofra dhe të detyrohen nënat dhe baballarët të thonë fëmijëve: nisuni rrugëve të botës, paç fatin tënd.

Çfarë ndodhi? Në këtë mënyrë shqiptarët u larguan kurse këta çdo muaj, çdo vit e më shumë duke vjedhur paratë tuaja, paratë që nuk ua kthenin juve dhe i merrnin nga ju me taksa.

Nuk gjen një vend ku kryeqyteti të prokurojë djegësin për mbetjet, të disbursohen nga buxheti i shtetit 130 milionë euro dhe të mos ekzistojë një tullë aty.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button