KryesoreLajme
Kryesore

Rama prezanton vizionin e PS për sportin: 400 palestra, projekte të reja dhe rritje e investimeve në infrastruktura sportive

Nga një takim që u zhvillua ditën e sotme, ku ishin pranishëm edhe të rinj, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar vizionin e PS për sportin. Rama tha se sot janë rreth 400 palestra në Shqipëri që u vijnë në ndihmë rreth 12 mijë nxënësve në shkolla. Ai bëri me dije edhe 3 nga projektet e reja, si projekti për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar vizionin e Partisë Socialiste për sportin. Nga një takim që u zhvillua ditën e sotme, ku ishin të pranishëm edhe të rinj, Rama tha se sot janë rreth 400 palestra në Shqipëri që u vijnë në ndihmë rreth 12 mijë nxënësve në shkolla. Rama bëri me dije se janë çuar para edhe 3 projekte të reja që janë projekti për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit.

‘Vite më parë kjo pamje ishte e paimagjineshme këtu kishte ferra dhe orët e edukimit fizik ishte fshirë nga programi i shkollës, ndërsa sot e gjithë panorama e sportit është ndryshme kemi afro 400 palestra në Shqipërisë, ku 85 për qind janë me standarde dhe sot janë 12 mijë nxënës që janë të angazhuar në aktivitete sportive në shkolla. Më shumë se kaq janë baza për një kulturë të re sportive të shoqërisë duke filluar nga shkolla ne duhet ta rrisin këtë numër dhe numrin e disiplinave sportive të tjera si mundjen peshngritjeën dhe deri tek shahu dhe duhet të rrisim kapacitet e edukimit dhe numrin e trajnerve dhe të përmirësojmë edhe metologjinë.

Infrastruktura ka nevojë shumë, ne kemi çuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korcës dhe Durrësit që janë në fazën e garave për partnerin privat dhe kemi filluar procesin për pallatin e sportiti që duhet që të transpoimohet që të pres edhe finalae me rëndësi. Besoj që nuk mund të rrimë në vend numëro me një pistë atletike’, tha ai.
Kryesocialisti solli në vëmendje edhe investimet që lidhen me gradat e ish-kampionëve olimpik. Sipas tij, ata nuk janë më të papunë dhe të pa shpërblyer si kanë qenë më parë.

‘Atletika është sport kyç, ku shpresoj shumë që të gjejmë një mënyrë që të mbështesim federatën e atletikës që të hyjë në shkolla. Edhe në fund jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e ish- kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson ata dhe ju jep një prespektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit, si shembuj në forcat e armatosura, qoftë si mentor, qoftë si këshilltarë apo si trajner’, tha Rama.

Rama u ndal te ligji i sponsorizimit, i cili sipas tij, do të duhet të diskutohet më me seriozitet. Rama ripërsëriti se në Shqipëri do të sjellin edhe akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit, por janë në diskutime edhe për akademinë e NBA.

“Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur problemin e kampionëve. Sot nuk ka më kampionë që enden rrugëve. Është shumë e qartë që tanimë, buxheti për Komitetin Olimpik, që ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, është i pamjaftueshëm, siç është për federatat e shumësportit. Me siguri do e nisim vitin e ardhshëm me rritjen e buxhetit të Komitetit Olimpik.

Mendoj se ka ardhur koha të ulemi dhe ta diskutojmë me seriozitet ligjin e sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por sot është e mundur. Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknikë të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.

Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre. Ata duan ta bëjnë një akademi në rajon dhe i pëlqen ta vendosin në Shqipëri. Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive”, u shpreh Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button