Tedi Blushi: Ndryshimi nis nga zemra e Tiranës – qytetarët gati të votojnë për veten dhe familjet e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar takime me qytetarët në Njësinë 5 të Tiranës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë bashkëbisedimeve, Blushi theksoi se banorët janë të lodhur nga keqqeverisja, premtimet e pambajtura dhe propaganda boshe, ndaj janë të vendosur për të sjellë ndryshimin.
“Ndryshimi do nisë nga zemra e Tiranës. Të lodhur nga keqqeverisja, premtimet e pambajtura dhe propaganda boshe, qytetarët mezi presin të votojnë Nr. 1, për veten dhe familjet e tyre”, u shpreh ai.
Ai shtoi se prioritet i koalicionit është ulja e kostos së jetesës dhe rritja e mirëqenies për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu, Blushi u angazhua për të mbështetur biznesin e vogël, i cili, sipas tij, është asfiksuar nga taksat abuzive dhe gjobat arbitrare.
“Ekonomi familjare e fortë, e nesërme e sigurt për Tiranën,” theksoi ai, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kandidatin Ilir Metaj në Qarkun Tiranë.
[✅️] [🗳] VOTO NR. 1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”[✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË!