Lajme

Lushnjë/ Tentoi të vidhte bagëtitë, plagos me armë pronarin e stanit – arrestohet autori

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje të reja mbi një ngjarje të ndodhur gjatë natës në fshatin Plug, ku një tentativë për vjedhje përfundoi me të shtëna armësh dhe një person të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, një 65-vjeçar ka hyrë për të vjedhur bagëti në stanin e shtetasit Flamur Mane. Ky i fundit ka arritur të konstatojë hajdutin në momentin e ngjarjes, duke çuar në një përleshje fizike mes tyre. Gjatë konfliktit, autori ka përdorur një armë gjahu, duke qëlluar pronarin e stanit.

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka reaguar menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. M., 66 vjeç. Pas hetimeve intensive dhe veprimeve të shpejta operative, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Dedë Dedaj, 65 vjeç.

Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button