KryesoreLajme
Kryesore

Takimi i Sali Berishës me diasporën shqiptare në Greqi më 27 Prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Greqi, në datë 27 prill në orën 11:00 në Selanik.

Në postimin e PD-së në Faecbook, njoftohet se Berisha do të prezantojë programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Postimi i plotë:

Të dielën, më 27 prill, në orën 11:00, ‘Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të organizojë një takim me Diasporën shqiptare në qytetin e Selanikut. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, ku do të prezantojë edhe programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Ky takim synon të forcojë lidhjet me bashkatdhetarët jashtë vendit dhe të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe propozimet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button