Kosova

Kurti udhëton drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Berlinit, ZKM thotë se do të ketë edhe takime bilaterale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Kosovën në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në komunikatën e ZKM’së, thuhet se Kurti do të të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare.

Njoftimi:

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Prishtinë, 21 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button