Sport

Drita merr tri pikë të arta në frymën e fundit në Suharekë ndaj Ballkanit

Drita ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Ballkani me rezultat 0-1 në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola përkundër disa rasteve të mira shënimi, shkruan Arbresh.info.

Gjyqtari dha një penallti për Ballkanin pas një ndërhyrje të Jorgo Pëllumbit, por pas rishikimit në VAR, vendosi ta tërheq atë vendim.
Ad Banner

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me disa raste shënimi, me Dritën që arriti të shënoj në frymën e fundit.

Besnik Krasniqi në minutën e parë të shtesës shënoi golin e fitores për tri pikët e kampiones në udhëtimin e vështirë në Suharekë.

Me këto tri pikë, Drita ngjitet në pozitën e tretë me 14 sosh, dhe ka një ndeshje më pak të luajtur derisa Ballkani është i pesti me 13.

Ndeshjen e radhës, Drita e luan me Llapin kurse përballet me Prishtinën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button