
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka vijuar me denoncimet e tij në lidhje me asfaltin elektoral që po hedh Bashkia Tiranë, duke shkelur ligjin elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka nxjerrë foto nga një rrugë lagje në Tiranë, ku dallohet se po hidhet vetëm një shtresë asfalt, pa asnjë projekt apo vendim nga ana e bashkisë.
‘Asfalti elektoral si make up skadent. Këto janë rrugët që “shtron” Bashkia Tiranë. Pa asnjë projekt dhe vendim, vetëm një shtresë asfalti elektoral, fyese për çdo qytetar që për 12 vite jeton me përditshmërinë e infrastrukturës skadente’, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Asfalti elektoral si make up skadent.
Këto janë rrugët që “shtron” Bashkia Tiranë.
Pa asnjë projekt dhe vendim, vetëm një shtresë asfalti elektoral, fyese për çdo qytetar që për 12 vite jeton me përditshmërinë e infrastrukturës skadente.
Ka një zgjidhje për këtë katrahurë.
Me 11 maj, me një stilolaps në dorë dhe një moment reflektimi në mendje, thuaji JO abuzimit me taksat dhe besimin e qytetarëve.