Sport

Ministri italian kërkon largimin e lojtarëve të përfshirë në skandalin e basteve nga Kombëtarja

Ministri italian i Sportit dhe Rinisë, Andrea Abodi, ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me lojtarët e përfshirë në çështjen e basteve të paligjshme, duke kërkuar largimin e tyre nga Kombëtarja italiane, katër herë kampione bote.

Në një prononcim për gazetën prestigjioze “il Messaggero”, Abodi theksoi se fanella e kaltër duhet të përfaqësojë jo vetëm vlerat teknike, por edhe ato morale. “Ajo fanellë nuk duhet të jetë vetëm për ata që janë gati të japin gjithçka për të fituar një ndeshje apo një kompeticion”, deklaroi ai.

Ministri shtoi se kjo çështje kërkon reflektim të thellë dhe nuk mjafton vetëm një pranim i gabimit. “Ky arsyetim duhet bërë mirë pasi nuk mjafton të mbyllësh një histori vetëm duke pranuar gabimin. Këta djem duhet ta njohin jetën më mirë”, u shpreh Abodi, duke lënë të kuptohet se Kombëtarja italiane nuk mund të jetë strehë për ata që nuk respektojnë rregullat dhe moralin sportiv.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button