Lajme

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, përplasen dy automjete – një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Ibës, përgjatë aksit Elbasan-Tiranë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një Volkswagen, të cilat janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë bërë transportimin e të plagosurit drejt spitalit. Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button