Bota

Izraeli e sulmon Bejrutin për herë të parë në gati një muaj, thotë se në cak ishte shefi i Forcës Radwan

Izraeli e ka kryer sulmin e parë në Bejrut të Libanit që nga koha para hyrjes në fuqi të armëpushimit më 16 prill.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se në shënjestër të sulmit ishte komandanti i Forcës Radwan të Hezbollahut, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“IDF-ja [Forcat e Mbrojtjes të Izraelit] porsa e goditën në Bejrut komandantin e Forcës Radwan në organizatën terroriste të Hezbollahut për ta eliminuar atë” – thuhet në deklaratën e përbashkët.

Netanyahu dhe Katzi thanë se operativët e Forcës Radwan “ishin përgjegjës për shkrepje [raketash] drejt komuniteteve izraelite dhe për lëndimin e ushtarëve të IDF-së”.

“Asnjë terrorist nuk ka imunitet, krahu i gjatë i Izraelit do ta arrijë secilin armik dhe vrasës. Ne premtuam se do t’u sillnim siguri banorëve të veriut. Kështu veprojmë ne dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë” – thuhet më tej.

Ushtria izraelite ende nuk ka lëshuar ndonjë koment rreth sulmit të rrallë në kryeqytetin libanez, i pari në gati një muaj. Sulmi i fundit atje ishte kryer më 8 prill. Izraeli dhe Libani arritën një armëpushim më 16 prill.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button