Opinione
BEQIRI: KOSOVA S’DUHET TË KETË NJË LUKASHENKO TË DYTË

Shkruan: Përparim Beqiri
Dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka futur vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti marrëveshje me opozitën.
JO Lukashenko 2 në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti po e shfaq gjithnjë e më shpesh një model komunikimi që të kujton mënyrën si vepron Alexander Lukashenko. Seanca me deputetë vetëm të partisë së vet, sallë e mbyllur, pa debat real, dhe duartrokitje të sinkronizuara ndërkohë që vendi shkon drejt zgjedhjeve.
Kjo nuk është thjesht taktikë politike. Është sinjal izolimi. Kur pushteti fillon t’i flasë vetëm vetes, atëherë problemi nuk është opozita, por mungesa e llogaridhënies.



