KryesoreLajme

Sipërmarrësi: Ne kemi nevojë për një qeveri që e kupton sipërmarrjen dhe kjo do vijë me Sali Berishën në krye

Në takimin ku u prezantuan kadidatët të Partisë Demokratike në Durrës, me liderin e opozitës Sali Berisha mori pjesë edhe sipërmarrësi Njazif Bajo, i cili shprehu problemet me sipërmarrjen në Shqipëri dhe gjithashtu cilësoi se nevoja per një qeveri qe do e kuptoj sipërmarrjen do të vijë së bashku me Sali Berishën.

Njazif Bajo:
“E dimë shumë mirë çfarë do të thotë të mbash në këmbë një biznes në Shqipëri, por e dimë shumë mirë çfarë do të thotë ta mbash gjallë këtë klimë ekonomike ku sipërmarrësi ndëshkohet dhe konkurenca e vlefshme nuk ekziston. Po ju them vetëm disa nga sfidat tona ku kursi i këmbimit ndryshon, ndërsa kontratat tona janë afatgjata. Mungesa e fuqisë puntore, sepse të rinjtë po emigrojnë. Nuk kemi shkolla profesionale që të na përgatisin për punonjës të kualifikuar. Mungesa e financimeve apo kredive të buta, nuk ka politika nxitëse për investim në teknologji dhe mbi të gjitha konkurenca e pandershme. Ata që nuk paguajnë tatimet trajtohet sit ë përkedhelur e të qeverisë. Prandaj jam këtu sot, jo vetëm për veten time, por edhe për biznese qindra si i imi. Sali Berisha dhe PD ka një plan të qartë dhe konkret për fasoneritë dhe sipërmarrjen shqiptare, stabilitetin financiar dhe reformën fiskale, mbështetje me fonde dhe kredi të buta për investim, rikthimin e shkollave profesionale dhe më e rëndësishmja një shtet që nuk konkuron padrejtësisht me bizneset. Ne kemi nevojë për një qeveri që e kupton sipërmarrjen dhe unë besoj që kjo qeveri e re do vi me Sali Berishën në krye. Faleminderit!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button