
Drejtuesi i departamentit të sigurisë në PD, Avenir Peka e cilëson si skenar idiot të ish-kryepolicit Ardi Veliu, atë të arrestimit të një qytetari në Lushnje, që sipas policisë, ishte duke blerë vota për opozitën, kundrejt 500 eurove.
Peka u shpreh se, këto janë lojëra dhe skenarë tërësisht stalinist dhe mekanizma që përdoren nga shërbime informative.
‘Në mungesë të një programi, Rama po mundohet të shesë një fantazi, sepse në esencë ai po thotë, më jepni mandatin e katërt që të mandatin e pestë të ju fus në BE.
Kjo së pari është një tallje, dhe së dyti nëse ka njerëz që e pranojnë këtë lloj argumenti ta pranojnë, por ne nuk mund të jemi pjesë, e as nuk duhet ta debatojmë këtë pjesë të Ramës.
Në mungesë të programit, në mungesë të fushatës, në mungesë të një premise serioze për të fituar zgjedhjet, qeveria po loz me mekanizma tërësisht stalinist, mekanizma që përdoren nga shërbime informative dhe që përdoren nga tipa si ish-drejtori i policisë së shtetit, që është një përzierje mes spiunit, policit dhe anëtarit të një bande kriminale dhe trafikanti droge, siç është Ardi Veliu.
Çdo shqiptar qesh me skenarin që opozita e blen votën 500 euro. Tani po të kishte opozita, 500 euro për votë, nuk do të ishim këtu as tani, as në 2021, as në 2017. Kështu që kjo nuk ja vlen të argumentosh, sepse thjeshtë janë aq idiotë sa nuk dinë të krijojnë as skenar.
Se po ta kishin krijuar skenarin me 50 euro votën, edhe hajde do të thuash se një kandidat lokal i opozitës, po përdor 50 euro për një votë, po të nxjerrësh skenarin me 500 euro votën, ndërkohë që të gjithë shqiptarët e dinë se kush merret me trafik droge e korrupsion dhe ti ngarkosh opozitës, pas 12 vitesh në opozitë me 500 euro votën, kjo tregon se vetëm një tru idiot si i Ardi Veliut mund të përgatisë një skenar të tillë.