
Fshsati Domen është harruar tërësisht nga bashkia Rrogozhinë. Pa asnjë investim në infrastrukturë dhe shërbime publike prej vitesh, ka bërë që banorët në këtë fshat të ngrihen në protestë. Rruga është amortizuar, duke u bërë rrezik për jetën e tyre. Në mbështetje të banorëve doli dhe kandidatja e PD në bashkinë Rrogozhinë, Loranca Hoxha.
Banorët e fshatit Domen në Bashkinë Rrogozhinë protestuan këtë të hënë për shkak të amortizimit të rrugës që i lidh me zonën urbane të bashkisë.
Rruga është jo vetëm e dëmtuar dhe e pa shtruar me asfalt, por për shkak të terrenit malor ku kalon, ajo është kthyer në rrezik për përdoruesit e saj, për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe gërryerjes nga erozioni.
Jo vetëm rruga, por banorët ankohen edhe për shkollën e fshatit dhe mungesën e shërbimeve të tjera publike.
Në mbështetje të banorëve doli dhe kandidatja e PD në bashkinë Rrogozhinë, Loranca Hoxha, e cila akuzoi qeverinë dhe pushtetin lokal për braktisjen e ktij komuniteti.
Banorët kërkojnë marrjen e masave nga pushteti, për shkak se sipas tyre, mungesa e investimeve po con në shpopullimin e fshatit.